Sulm me thikë në stacionin hekurudhor në Hamburg, 12 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 21:16 | Bota

Sulm me thikë në stacionin hekurudhor në Hamburg, 12 të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stacionin qendror të Hamburgut në Gjermani, ku një grua ka sulmuar me thikë pasagjerët në zonën pranë binarëve 13 dhe 14, duke shkaktuar panik të madh mes qytetarëve.

Sipas raportimeve të para, 12 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar arrestimin e një gruaje 39-vjeçare, e cila dyshohet të jetë autore e sulmit. Policia beson se ajo ka vepruar e vetme, por hetimet mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim.

"Disa persona kanë pësuar lëndime potencialisht të rënda për jetën", ka deklaruar policia gjermane. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos