Tërmet në Iran, raportohen viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 21:27 | Bota

Tërmet në Iran, raportohen viktima dhe të plagosur

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Iranin të martën duke lënë disa persona të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas shërbimit vendas të gjeofizikës, tërmeti me magnitudë 5.0 ballë Rihter u regjistrua në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Turqinë.

Deri në këto momente raportohen 4 viktima, teksa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos