Në prag të zgjedhjeve elektorale, presidenti amerikan Joe Biden ka ndërmarrë një politikë që shkon të favor të emigrantëve.
Bëhet fjalë për pajisje me dokumente të bashkëshortëve që janë martuar me një shtetas amerikan. Kushti i vetëm është që ato të kenë të paktën 10 vite në SHBA dhe kështu do të lejohen që të punojnë ligjërisht “në tokën e premtuar”.
Nga sa raportohet, nga kjo politike përfitojnë 500,000 bashkëshortë. Ata që kualifikohen do të kenë tre vjet kohë për të aplikuar për qëndrim të përhershëm dhe do të kenë të drejtë për një leje pune trevjeçare. (A2 Televizion)