Tërmet në politikën holandeze, populisti antiislamit fiton zgjedhjet e përgjithshme

Nga Rosalba Bejdo
23 Nëntor 2023, 12:27 | Bota

Tërmet në politikën holandeze, ku e djathta ekstreme ka siguruar një fitore dramatike. Pas 25 vitesh në parlament, Partia e Lirisë e populistit antiislamist, Geert projektohet të fitojë 37 vende, duke u shkëputur ndjeshëm nga rivalja më e afërt, aleanca e majtë e drejtuar nga ish-komisioneri i BE-së, Frans Timmermans që siguroi 25 vende.

Rezultati e vendos Wilders në linjë për të udhëhequr bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës dhe ndoshta të bëhet kryeministri i parë i djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit.

“Do të sigurohemi që Holanda të jetë sërish e popullit holandez. Do të kufizojmë tsunamin e azilkërkueseve dhe emigracionin. Njerëzit do të kenë sërish para në portofolë.”

Fitorja e tij ka tronditur politikën holandeze dhe do të përcjellë valë shoku edhe rreth Europës. Por për të përmbushur premtimin e tij për të qenë kryeministër i të gjithëve, ai do të duhet të bindë partitë e tjera t'i bashkohen në koalicion.

Synimi është të sigurojë 76 nga 150 vendet e parlamentit. 60-vjeçari është zëri më i fortë kundër emigracionit dhe ka premtuar të mbyllë kufijtë, ndërsa zotimin e tjetër për të ndaluar Kuranin, e ka lënë pezull.

Para votimit, tre partitë e tjera të mëdha përjashtuan mundësinë e pjesëmarrjes në qeverinë e Wilders për shkak të politikave të tij të djathta. Por kjo mund të ndryshojë për shkak të përmasave të fitores së tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos