Dy sulmues adoleshentë qëlluan për vdekje tre persona në një xhami në San Diego, Kaliforni. Policia bëri me dije se krimi kishte ndodhur për shkak të urrejtjes. Sulmi ndodhi, ndërsa oficerët po hetonin një telefonatë në lidhje me një adoleshent ndoshta vetëvrasës, i cili kishte ikur nga shtëpia.
Policia u lajmërua për të shtënat në Qendrën Islamike të San Diegos dhe gjeti tre viktima me plagë me armë zjarri jashtë pjesës së përparme të ndërtesës.
Menjëherë më pas, ata morën një tjetër telefonatë se aty pranë ishin qëlluar nga një automjet në drejtim të parkut. Oficerët gjetën të dyshuarit - të moshës 17 dhe 18 vjeç - të vdekur nga plagët e vetëshkaktuara në një makinë shumë larg xhamisë.
Ndër viktimat e vdekura ishte një roje sigurie që punonte në qendër dhe "luajti një rol kryesor" në parandalimin e sulmit që të mos ishte "shumë më i keq", thanë zyrtarët.
“Është e drejtë të thuhet se veprimet e tij ishin heroike”, tha shefi i policisë së San Diegos Scott Wahl në një konferencë shtypi. “Pa dyshim që ai shpëtoi jetë sot”.
“Rreth orës 9:42 të mëngjesit, morëm një telefonatë të një të mituri të arratisur. Pasi foli me nënën, nëna filloi të grumbullonte informacione për një periudhë të gjatë kohore. Informacioni që po mblidhte dhe po na përcillte, filloi të ngrinte nivelin e kërcënimit që ne po perceptonim me këtë informacion. Ajo besonte se djali i saj ishte vetëvrarë ose zhdukur. Ajo tha gjithashtu se djali i saj ishte me një shoqërues dhe se ata ishin të veshur më veshje të çuditshme dhe kjo nuk është në përputhje me atë që ne zakonisht do të shihnim nga dikush që është vetëvrasës”.
Autoritetet nuk kanë identifikuar ende tre viktimat me emra. Por roja i sigurisë ishte baba i tetë fëmijëve, i tha një person që e njihte për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.
Hetuesit thanë se motivi i sulmit ishte i panjohur, por supozohej se ishte një krim urrejtjeje për shkak të xhamisë, e cila është më e madhja në kontenë San Diego, dhe për shkak të shkrimeve që i atribuohen një të dyshuari. Wahl tha se policia zbuloi se sjellja e të dyshuarit ishte "jo në përputhje" me dikë që konsiderohet vetëvrasës. Një shënim që të rinjtë lanë pas përfshinte gjithashtu "retorikë të përgjithësuar të urrejtjes dhe gjuhë të urrejtjes", tha ai. Wahl shtoi se shënimi nuk përmbante ndonjë kërcënim specifik për xhaminë, ose për ndonjë vendndodhje ose individ tjetër. Kryetari i bashkisë së San Diegos, Todd Gloria dënoi dhunën, duke thënë se askush nuk duhet të jetojë me frikë për shkak të identitetit ose besimit të tij dhe duke premtuar siguri të shtuar në vendet e adhurimit në të gjithë qytetin. (A2 Televizion)