Adoleshentët qëllojnë për vdekje tre persona në një xhami në SHBA

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 06:58 | Bota

Adoleshentët qëllojnë për vdekje tre persona në

Dy adoleshentë qëlluan për vdekje tre burra në një xhami në San Diego të Kalifornisë, përpara se të vrisnin veten. Sipas policisë të cituar nga mediat ndërkombëtare krimi dyshohet për shkak të urrejtjes.

Sulmi ndodhi të hënën në mëngjes, ndërsa oficerët po hetonin një telefonatë në lidhje me një adoleshent që mund të kishte tentuar të bënte vetëvrasje, i cili ishte arratisur nga shtëpia.

Policia u njoftua për të shtënat në Qendrën Islamike të San Diegos dhe gjeti tre viktima me plagë të shkaktuara nga armë zjarri jashtë pjesës së përparme të ndërtesës.

Pak më vonë, ata morën një telefonatë tjetër se aty pranë ishte qëlluar me armë nga një automjet drejt një projektuesi peizazhesh. Oficerët i gjetën të dyshuarit, të moshës 17 dhe 18 vjeç, të vdekur nga plagët e vetëshkaktuara në një automjet disa blloqe larg xhamisë.

Midis viktimave të ndjera ishte një roje sigurie që punonte në qendër dhe "luajti një rol kyç" në parandalimin e sulmit, thanë zyrtarët.

"Është e drejtë të thuhet se veprimet e tij ishin heroike. Pa dyshim, ai shpëtoi jetë sot", tha shefi i policisë së San Diegos, Scott Ëahl, në një konferencë për shtyp.

Hetuesit thanë se motivi i sulmit ishte i panjohur, por supozohej të ishte një krim urrejtjeje për shkak të xhamisë, e cila është më e madhja në Qarkun e San Diegos, dhe për shkak të shkrimeve që i atribuohen një të dyshuari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos