1 milion njerëz pa ujë dhe drita, Rusia nuk ndal sulmet ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
8 Janar 2026, 15:29 | Bota

1 milion njerëz pa ujë dhe drita, Rusia nuk ndal sulmet ndaj

Sulmet me dronë ruse ndaj Ukrainës kanë lënë më shumë se një milion njerëz në rajonin e Dnipropetrovskut pa ngrohje dhe furnizim me ujë. Zëvendës kryeministri Oleksiy Kuleba njoftoi se riparimet po vazhdojnë për të rikthyer shërbimet pas sulmit të gjerë, i cili dëmtoi infrastrukturën në të gjithë juglindjen e vendit, raporton A2 CNN.

Furnizimi me energji elektrike u ndërpre gjithashtu për mijëra njerëz të tjerë në rajonin fqinj të Zaporizhzhias, por energjia atje është rikthyer. Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, me synimin për të paralizuar furnizimin me energji gjatë një dimri të ashpër, shkruan A2 CNN.

Presidenti Volodymyr Zelensky e akuzoi Mosken se “po tallet” duke pretenduar se është e angazhuar për paqen dhe bëri thirrje për mbështetje nga Perëndimi.Guvernatori i Zaporizhzhias, Ivan Fedorov, tha se kjo ishte hera e parë në “vitet e fundit” që rajoni përballej me një ndërprerje totale të energjisë, por se autoritetet kishin reaguar me shpejtësi.

Në Dnipropetrovsk, spitalet dhe struktura të tjera kritike  po operojnë me sisteme mbështetëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos