Qeveritë europiane po akuzohen se po ushqejnë luftën e Vladimir Putin në Ukrainë, teksa të dhënat e reja sugjerojnë se Kremlini ka fituar 7.2 miliardë euro vitin e kaluar nga eksportet në BE të gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Brukseli është zotuar të ndalojë importet e LNG-së ruse deri në vitin 2027, por një analizë tregon se ende nuk ka asnjë ulje të ndjeshme të sasive të mëdha që vazhdojnë të mbërrijnë në portet evropiane nga kompleksi rus i LNG-së në gadishullin Yamal, në Siberi, shkruan A2 CNN.
Sipas organizatës joqeveritare për të drejtat e njeriut, Urgewald, më shumë se 15 milionë tonë LNG nga Yamal u transportuan përmes Arktikut për të mbërritur në terminalet e BE-së në vitin 2025, duke i siguruar Kremlinit të ardhura deri në 7.2 miliardë euro.
Ndërsa Evropa ka ulur furnizimet me gaz rus përmes tubacioneve që nga nisja e luftës në Ukrainë, pjesa e BE-së në dërgesat globale të LNG-së nga Yamal është rritur gjatë vitit të kaluar, duke arritur në 76.1%, nga 75.4% në vitin 2024, thuhet në raport.
Këto importe mbeten të ligjshme dhe BE-ja ka treguar hezitim për të ndaluar dërgesat ruse të LNG-së, veçanërisht për shkak të varësisë së Evropës Qendrore dhe Lindore nga ky burim energjie. (A2 Televizion)