Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë zbuluar katër avionëve ushtarakë rusë pranë hapësirës ajrore të Alaskës. Komanda e Mbrojtjes Aero-hapësinore të Amerikës së Veriut bëri të ditur se bëhet fjalë për dy bombardues strategjikë Tupolev Tu-95 dhe dy avionë luftarakë Sukhoi.
Sipas njoftimit, avionët rusë u konstatuan brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, por pa hyrë në hapësirën ajrore të SHBA-së apo Kanadasë.
Kjo zonë ndërkombëtare monitorohet nga të dy vendet, ku çdo aeroplan që futet duhet të identifikohet menjëherë për arsye sigurie kombëtare.
Ngjarja vjen në një kohë kur disa shtete europiane të NATO-s, përfshirë Estoninë, Poloninë, Rumaninë, Gjermaninë, Danimarkën dhe Norvegjinë, kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore nga avionë dhe dronë rusë.
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se vendet e Aleancës duhet të rrëzojnë çdo mjet ajror rus që hyn në hapësirën e tyre. Megjithatë, ai la hapur se mbështetja amerikane ndaj këtyre veprimeve “varet nga rrethanat”. (A2 Televizion)