Merz u bën thirrje vendeve të BE-së: Të përdoren asetet e ngrira ruse për Kievin, ja sa miliardë euro mund të përfitojë Ukraina

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 17:43 | Bota

Merz u bën thirrje vendeve të BE-së: Të përdoren asetet

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një artikull të botuar nga Financial Times, i bëri thirrje Bashkimit Europian të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar përpjekjet e luftës së Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ai argumentoi se një veprim i tillë mund të zhbllokojë një kredi prej 140 miliardë eurosh për Kievin dhe të demonstrojë “forcën për të qëndruar në lojë” kundër agresionit rus.

Në kontrast të plotë me skepticizmin e mëparshëm të Berlinit në lidhje me përdorimin e aseteve të sekuestruara ruse, Merz argumentoi se kredia duhet të përdoret për të financuar pajisje ushtarake, me qeveritë e BE-së që vendosin për blerjet së bashku me Kievin, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të gjetur një zgjidhje për luftën, diçka e tillë ende nuk ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos