40 mijë $ për t’u futur “si VIP” në SHBA! Kartelet reagojnë pas masave të Trump, rritje drastike çmimi

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 16:30 | Bota

40 mijë $ për t’u futur “si VIP” në SHBA!

El Paso, Teksas është rikthyer si pika më e nxehtë për kalimet ilegale të kufirit SHBA-Meksikë, edhe pse numri i përgjithshëm i kalimeve ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave të marsit nga Patrulla Kufitare, rreth 264 persona kalojnë ilegalisht çdo ditë në të gjithë kufirin, dhe 52 prej tyre në sektorin e El Pasos.

Që prej marrjes së pushtetit nga Trump, hyrja në SHBA është bërë më e vështirë se kurrë, duke detyruar emigrantët të mbështeten te kontrabandistët e karteleve për të hyrë, shkruan A2 CNN. Kostoja e një “pakete VIP” për të hyrë nëpërmjet tuneleve të fshehta ka arritur deri në 40 000 dollarë për person -  trefishi i asaj që kërkohej gjatë administratës Biden.

Tre kartele - La Linea, La Impresa dhe karteli i Sinaloas - kontrollojnë hyrjet ilegale në këtë pjesë të kufirit. Kontrabandistët përdorin metoda të sofistikuara, si prerje të padukshme në murin kufitar, tunele të ndriçuar dhe të ventiluar, apo infiltrime në turma punëtorësh amerikanë.

Augustin, një i ri 18-vjeçar nga Ciudad Juárez, tha për DailyMail.com se më parë fitonte 300 deri në 700 dollarë për person të kaluar, por tashmë shumat janë dyfishuar apo trefishuar. Ai tregoi se shpesh emigrantët futen në kanalet e ujërave të zeza, duke rrezikuar mbytjen.

Pavarësisht masave të rrepta, tregtia e paligjshme njerëzore mbetet një industri me vlerë rreth 13 miliardë dollarë në vit. Agjenti i Patrullës Kufitare, Carlos David Antúnez, thekson se masat e reja kanë vështirësuar ndjeshëm kalimin, por kontrabandistët gjithmonë gjejnë mënyra të reja për të fituar para. “Asnjë president nuk do ta ndalojë kontrabandën”, tha Augustine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos