65 viktima nga shpërthimi në portin e Iranit

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 07:40 | Bota

65 viktima nga shpërthimi në portin e Iranit

Ka shkuar në 65 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm, i cili thuhet se lidhet me një ngarkesë të përbërësve kimik që përdoren për prodhimin e lëndës djegëse të raketave, në qytetin port Bandar Abbasit, në jug të Iranit.

Autoritetet në Iran nuk kanë dhënë shpjegim të qartë për shkakun e shpërthimit në portin Shahid Rajaei, megjithatë ekspertë të pavarur thanë se duket se është shkaktuar nga ruajtja e papërshtatshme i perkloratit të natriumit, një përbërës që përdoret në lëndën djegëse të raketave.

Porti Shahid Rajaei është më i ngarkuari në Iran, pasi deri në 80 për qind e trafikut detar të vendit kalon nëpër të.

Sipas firmës private të sigurisë, Ambrey, porti kishte pranuar një ngarkesë me "lëndë djegëse raketore" në mars, e cila do të përdorej për të rifurnizuar rezervat raketore të Iranit pas sulmeve direkte ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin, i cili është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Teherani nuk e ka pranuar zyrtarisht se e ka pranuar një ngarkesë të tillë, por të dhënat e gjurmitit të anijeve të siguruara nga Associated Press tregojnë mjete lundruese që besohet se transportonin këtë kimikat pranë portit në mars.

Incidentet vdekjeprurëse e kanë goditur infrastrukturën energjetike dhe industriale të Iranit edhe në vitet e kaluara - si shpërthime gazi dhe zjarre në rafineritë e naftës - dhe për shumë për to neglizhenca është cilësuar si shkaktar.

Megjithatë, Teherani e ka fajësuar gjithashtu armikun e tij të përbetuar, Izraelin, për disa prej incidenteve, pasi ai ka kryer sulme në tokën iraniane duke synuar programin bërthamor të vendit.

Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos