“Jemi në një moment kritik”, kryeministri i Spanjës: Nuk e dimë pse ka ndodhur mungesa e energjisë

Nga Erjon Dervishi
28 Prill 2025, 23:35 | Bota

“Jemi në një moment kritik”, kryeministri i Spanjës:

“Situata është tepër kritike për Spanjën”. Ky ka qenë reagimi i parë i Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez për bllokimin total të energjisë elektrike.

Në një deklaratë për mediat, Sanchez tha se nuk ka akoma një përfundim zyrtar për këtë shkak dhe kërkoi nga qytetarët që të informoheshin vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare, shkruan A2.

“Siç e dini, në vend ka pasur një bllokim të fortë në aspektin teknik në sistemin evropian të energjisë elektrike, i cili ka shkaktuar një ndërprerje të përgjithshme të furnizimit në të gjithë Gadishullin Iberik dhe në disa zona të Francës jugore. Nuk kemi ende informacione përfundimtare për arsyet e kësaj ndërprerje, ndaj i kërkoj qytetarëve, siç kemi bërë në krizat e kaluara, të informohen përmes kanaleve zyrtare. Më mirë të mos spekulojmë. Do t'i dimë shkaqet. Nuk përjashtojmë asnjë hipotezë, por tani duhet të fokusohemi në gjënë më të rëndësishme, që është rikthimi i energjisë elektrike në shtëpitë tona”, tha kryeministri spanjoll.

“Për momentin nuk ka asnjë provë për ndonjë problem të Mbrojtjes Civile. E përsëris, nuk ka probleme të pasigurisë. Ne duhet t'i përdorim celularët tanë me përgjegjësi. Telekomunikacioni tani është në një moment kritik. Ne do të kalojmë disa orë kritike derisa të rikuperojmë plotësisht energjinë elektrike dhe për këtë arsye duhet të bëjmë thirrje të shkurtra dhe të përdorim telefonin e urgjencës 112 vetëm kur është vërtet e nevojshme”, shtoi Sanchez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos