“7 dronë detarë goditën korvetën ruse”, Ukraina pranon autorësinë, Shqipëria: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Nga Rosalba Bejdo
23 Nëntor 2026, 15:53 | Bota

“7 dronë detarë goditën korvetën ruse”, Ukraina

Luftanija ruse në portin e Libisë u fundos nga Ukraina, pas një goditje me dronë detarë. Konfirmimi ka ardhur ka presidenti Volodimir Zelenski, i cili tha se 7 dronë detarë ishin përdorur në operacionin ekzemplar të së dielës, siç e cilësoi, një ditë pas bombardimit të një anije ushtarake të lidhur me Moskën, në Gjirin e Finlandës. Sipas presidentit ukrainas, dronët kishin shënjestruar edhe një anije tjetër mallrash të Rusisë, MV Angara, e cila përdorej për transport armësh.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të armikut për t'i kundërshtuar, u fundos korveta ruse “Merkuriy”, një nga anijet e tyre më të reja, e cila ishte futur në shërbim ushtarak në vitin 2023, gjatë luftës në shkallë të plotë. Së bashku me korvetën u shkatërrua edhe një helikopter luftarak Ka-27.Objektivi ynë i dytë ishte anija transportuese ruse MV ANGARA, të cilën armiku e përdorte për transportimin e armëve. Rezultati: u godit me sukses”, tha Zelensky.

Sipas disa burimeve lokale, të cituara nga mediat një numër ende i panjohur shtetasish rusë dhe libanezë ishin vrarë në sulm. Dronët dyshohet të jenë lëshuar nga Libia Perëndimore, e cila kontrollohet nga qeveria e unitetit kombëtar me bazë në Tripoli, ndërsa pjesa lindore është në duart e komandantit ushtarak Khalifa Haftar që ka lidhje me Rusinë. Por në ngjarje u përfshi më herët edhe Shqipëria, teksa platforma ushtarake “Clash Report”, raportoi se dronët mund të ishin lëshuar nga vendi ynë. Ministria e Jashtme dhe ajo e mbrojtjes mohuan kategorikisht raportimet duke I cilësuar si të pasakta.

“Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues që nuk duhet të konfirmohet si fakt i konfirmuar”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Pas sulmit Kremlini paralajmëroi për një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në rajon, edhe pse hezitoi të komentonte drejtpërdrejtë sulmet në Libi. Zëdhënësi Dimitri Peskov, u tha gazetarëve se zgjerimi I aktivitetit terrorist në Balltik ishte një trend i rrezikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos