Çmimet e naftës bien pavarësisht sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 08:28 | Bota

Çmimet e naftës bien pavarësisht sulmeve ndaj anijeve në
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie, pasi shitjet masive në tregjet globale të aksioneve kanë ndikuar edhe në tregun e lëndëve të para.

Megjithatë, sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit, në kuadër të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, kanë kufizuar rënien e çmimeve.

Sipas Reuters, kontratat e së ardhmes për naftën bruto Brent ranë me 0.3%, duke u tregtuar me 92.29 dollarë për fuçi, deri në orën 02:16 të së hënës. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) ra me 0.18%, në 83.26 dollarë për fuçi.

Kjo rënie vjen pas tri javësh radhazi me çmime në ulje. Vetëm javën e kaluar, Brent humbi 4% të vlerës, ndërsa WTI shënoi rënie prej 5%.

Megjithatë, kërcënimet e reja ndaj furnizimit rajonal me naftë kanë ndihmuar në frenimin e rënies së mëtejshme të çmimeve.

Të dielën, rebelët Houthi të Jemenit morën përgjegjësinë për një sulm ndaj një rafinerie nafte në Arabinë Saudite. Ndërkohë, gjatë fundjavës u raportuan disa sulme ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik dhe pranë Ngushticës së Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos