Pagesat brenda 10 sekondave, Sejko: Shqipëria pjesë e transfertave të shpejta

Nga Indrit Maraku
23 Nëntor 2026, 15:24 | Ekonomi

Nga kjo e hënë të gjitha transfertat bankare brenda vendit në lekë dhe euro do të kryhen brenda pak sekonda. Guvernatori Gent Sejko ka bërë të ditur përfshirjen e Shqipërisë në sistemin e ri, i cili do të lehtësojë jo vetëm pagesat e qytetarëve, por dhe lëvizjet e parave mes kompanive.

Përfitimi nuk do të jetë vetëm në kohë, por do të ketë dhe kosto më të ulëta.

Ndërkaq nga janari ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifë shkëmbimi më të lartë se 0.2% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë debiti dhe 0.3% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë krediti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos