Operacionet humanitare të OKB-së në Gaza janë "në prag të kolapsit", duke i ekspozuar civilët e rrethuar ndaj një mungese të menjëhershme të ujit të pijshëm për shkak të mungesës së furnizimeve me karburant.
Ky është alarmi i kreut të UNRWA Philippe Lazzarini në X.
"Duke pasur karburant vetëm për kamionë nuk do të shpëtojë më jetë, sepse deri në fund të ditës, rreth 70% e popullsisë së Gazës nuk do të ketë akses në ujë të pijshëm", deklaroi ai.
Karburanti mbërriti këtë të mërkurë në Rripin e Gazës përmes Egjiptit, për herë të parë që nga 7 tetori, konfirmoi agjencia e OKB-së. Por ajo e konsideron këtë dërgesë të pamjaftueshme për të zgjeruar operacionet e saj humanitare në mbështetje të civilëve të bllokuar në luftimet midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
OKB-ja vazhdon të kërkojë që karburanti të dërgohet në Gaza, veçanërisht për të furnizuar spitalet, por Izraeli refuzon, duke pretenduar se mund të përdoret nga Hamasi për aktivitetet e tij ushtarake. (A2 Televizion)