
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “do të ishte humbje kohe” që SHBA-të të dërgojnë aktualisht të dërgoheshin trupa amerikane në Iran, dhe se kjo nuk është diçka për të cilën ai po mendon aktualisht, raporton A2CNN.
"Është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Ata kanë humbur marinën e tyre. Ata kanë humbur gjithçka që mund të humbasin", tha Trump të enjten.
Ai shtoi se komenti i mëparshëm i Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për NBC se Irani ishte gati për një pushtim tokësor të SHBA-së ose Izraelit ishte një "koment i kotë".
Trump tha gjithashtu se donte të “pastronte” strukturën aktuale të udhëheqjes iraniane.
“Ne duam që ata të kenë një udhëheqës të mirë. Kemi disa njerëz që mendoj se do të bënin një punë të mire”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë pa përmendur askënd. (A2 Televizion)