Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 17:59 | Bota

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një intervistë për Axios se është i vendosur të ndikojë personalisht në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit.

Ai kritikoi kandidatin kryesor për trashëgimi, Mojtaba Khamenei, djalin e udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, duke e quajtur “të papranueshëm” për Shtetet e Bashkuara.

Trump paralajmëroi se zgjedhja e tij mund të çojë SHBA-në përsëri në konflikt brenda pesë vjetësh nëse ndjek të njëjtat politika si babai i tij. Presidenti amerikan theksoi se qëllimi i tij është që lideri i ardhshëm i Iranit të sjellë “harmoni dhe paqe”, duke hedhur poshtë trashëgiminë e regjimit aktual, raporton Reuters

“Po humbasin kohën e tyre. Djali i Khameneit është i parëndësishëm. Duhet të përfshihem në zgjedhje, ashtu si bëra me Delsi [Rodriguez] në Venezuelë”, tha Trump.

Në të njëjtën intervistë, Trump komentoi edhe marrëdhëniet izraelito-amerikane, duke thënë se Presidenti izraelit Isaac Herzog duhet të falë Benjamin Netanyahun, në mënyrë që ky i fundit të përqendrohet vetëm në luftën me Iranin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos