A kurseu para DOGE? Departamenti i Eficencës i Elon Musk nuk ekziston më

Nga Xhevahir Qardaku
24 Nëntor 2025, 12:23 | Bota

A kurseu para DOGE? Departamenti i Eficencës i Elon Musk nuk ekziston

Departamenti për Efiçencë në Qeverinë e Presidentit amerikan, Donald Trump, është shpërbërë tetë muaj para përfundimit të mandatit të tij.

Kështu, në heshtje, përfundon një iniciativë e nisur me bujë si simbol i premtimit të Trump për të zvogëluar madhësinë e qeverisë, por që kritikët thonë se solli pak kursime të matshme. “DOGE nuk ekziston më”, tha për Reuters, Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor.

Nuk është më një  entitet i centralizuar”, shtoi ai, në komentet e para publike nga administrata Trump mbi fundin e DOGE.

Agjencia, e krijuar në janar dhe e drejtuar së pari nga Elon Musk, bëri ndërhyrje dramatike në të gjithë Uashingtonin në muajt e parë të mandatit të dytë të Trump për të tkurrur me shpejtësi agjencitë federale, për të ulur buxhetet e tyre ose për të ridrejtuar punën e tyre drejt prioriteteve të Trump.

Musk, i cili fillimisht drejtoi DOGE deri në grindjen publike me presidentin, e reklamonte rregullisht punën e tij në platformën e tij X dhe në një moment nxori një sharrë elektrike për të reklamuar përpjekjet e tij për të shkurtuar vendet e punës në qeveri.

DOGE pretendoi se kishte shkurtuar dhjetëra miliarda dollarë shpenzime, por ishte e pamundur për ekspertët financiarë të jashtëm ta verifikonin këtë sepse njësia nuk ofronte kontabilitet të detajuar publik të punës së saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos