Aksident tragjik në Francë, shtatë viktima, mes tyre 5 të rinj

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 10:33 | Bota

Aksident tragjik në Francë, shtatë viktima, mes tyre 5 të

Pesë të rinj dhe një çift i moshuar humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur, pasditen e së martës, pranë Chartes, në rajonin Eure-et-Loir të Francës.

Në aksidentin rrugor me 7 viktima që ndodhi pak para orës 19:00, u përfshinë tre makina. Prefekti Frédéric Blanc sqaroi të martën në mbrëmje rrethanat e aksidentit duke thënë se “një automjet që po udhëtonte në drejtim të Illiers-Combray - Chartres, në të cilin ndodheshin pesë të rinj, goditi një automjet tjetër që po udhëtonte në drejtim të kundërt, në të cilin ndodhej çifti i të moshuarve”.

Më pas automjeti i parë është përplasur me një mjet të tretë, i cili po ashtu vinte nga ana e kundërt. Pesë të rinjtë e moshës 17 deri në 19 vjeç humbën jetën pasi zjarri shkrumboi automjetin e tyre. Trupat e tyre u nxorën nga makina, pasi u shuan flakët.

Nga përplasja humbën jetën edhe çifti i moshës 80 dhe 85 vjeç, nga qyteti fqinj Illiers-Combray. Në automjetin e tretë janë plagosur një 23-vjeçare dhe një 21-vjeçar, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Kryebashkiaku i Bailleau-le-Pin, Martial Lochon, shprehu keqardhjen për aksidentin tragjik duke thënë se shpejtësia mund të ishte pjesë e rrethanave rënduese të aksidentit të ndodhur në një rrugë të ngarkuar.

RMC raporton se një dëshmitar që pa aksidentin i tha prokurorit publik se drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonin pesë të rinjtë po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Një hetim është hapur për vrasje dhe plagosje padashje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa autopsia e viktimave pritet të bëhet në ditët në vijim.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos