Temperatura të larta, një në pesë amerikanë nën alarm të motit ekstrem

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 07:10 | Bota

Temperatura të larta, një në pesë amerikanë nën

Më shumë se 70 milionë amerikanë, rreth një në pesë banorë, janë duke jetuar nën alarmin e temperaturave jashtëzakonisht të larta, ose formave tjera të motit ekstrem. Sipas autoriteteve vendase, temperaturat në SHBA mund të arrijnë deri në 38 gradë celsius të mërkurën dhe të enjten.

Çikagoja është një prej vendeve që ka shënuar rekord ditor, më shumë se 35 gradë celsius në këtë kohë të vitit.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret në veri të Los Angelos, ndërsa qindra njerëz janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre.

Ndërkohë, Teksasi pritet të përballet me shi të rrëmbyeshëm, ndërsa në disa pjesë të Montanas është paralajmëruar për borë, çka është e rrallë në qershor.

Moti i nxehtë është përshkruar prej Shërbimit Kombëtar të Motit si vala e parë e të nxehtit për këtë sezon.

Paralajmërime janë lëshuar edhe në katër province kanadeze, pasi pjesa më e madhe e kontinentit është përfshirë nga vala e të nxehtit.

Shkencëtarët kanë thënë se i nxehti ekstrem është duke u bërë edhe më i shpeshtë, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, Shërbimi për Ndryshime Klimatike, Copernicus, ka thënë se Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në planet.

Në prill, Copernicus ka thënë se ndryshimet klimatike janë duke përkeqësuar shëndetin e evropianëve dhe për pasojë po rritet numri i vdekjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos