Rusët stërviten pranë Norvegjisë, nëndetëset bërthamore lëshojnë raketa në detin Barents

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 08:37 | Bota

Rusët stërviten pranë Norvegjisë, nëndetëset

Nëndetëset me energji bërthamore të flotës veriore të Rusisë kanë lëshuar raketa lundrimi në detin Barents, si pjesë e një stërvitje në ujë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve që citojnë një deklaratë të Flotës Veriore.

"Raketat e lundrimit të nëndetëseve bërthamore të Flotës Veriore shënjestruan objektiva detarë në detin Barents”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Raketat e lundrimi Kalibr dhe Granit janë lëshuar nga nëndetëset me energji bërthamore Severodvinsk dhe Orel, në një distancë prej rreth 170 km sa i përket objektivit, duke simuluar ndarjen e anijeve zbarkuese të armikut.

"Stërvitja luftarake u përfundua me sukses. Armët raketore të përdorura kanë konfirmuar edhe një herë karakteristikat e tyre të qenësishme dhe besueshmërinë e lartë", citoi Interfax.

Deti Barents, pjesë e Oqeanit Arktik, ndodhet në brigjet veriore të Norvegjisë dhe Rusisë dhe ndahet midis ujërave territoriale norvegjeze dhe ruse. Për këtë arsye, zona e gjuajtjes së raketave ishte e mbyllur paraprakisht për lundrimin dhe fluturimet civile.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos