Biden i jep leje Ukrainës që të godasë Rusinë me armë të dhuruara nga SHBA

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 22:26 | Bota

Biden i jep leje Ukrainës që të godasë Rusinë me

Presidenti Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës që të godasë brenda territorit rus me municione amerikane.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka kufizuar përdorimin e tyre, në mënyrë që Kievi të mund të godasë objektivat mbi kufirin afër Kharkivit pasi Rusia bëri përparime të rëndësishme rreth qytetit në pjesën verilindore të vendit.

“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij për t’u siguruar që Ukraina do të jetë në gjendje që t’i përdorë armët e furnizuara nga SHBA për qëllime kundërzjarrit në Kharkiv, në mënyrë që Ukraina të mund t'u kundërpërgjigjet forcave ruse që i godasin ose përgatiten për t'i goditur ato,” tha një nga zyrtarët për CNN.

Ky lëshim në kufizime shënon një shkëputje nga politika e të “ndenjurit larg” e SHBA-së dhe vjen në mes të presionit ndërkombëtar në rritje nga aleatët e ngushtë të SHBA.

Por ai është i kufizuar në zonën përreth Kharkiv, dhe Ukraina nuk ka kërkuar leje përtej kësaj, tha zyrtari, duke shtuar se ata nuk parashikojnë që SHBA të zgjerojë zonën e lejuar.

Kievi, sipas zyrtarit, bëri kërkesë që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij vetëm në javët e fundit pasi forcat ruse kanë bërë përparim.

Forcat ruse, depot e municioneve dhe qendrat logjistike tani mund të shënjestrohen me artileri dhe raketa të ofruara nga SHBA përtej kufirit nga Kharkiv-i në Rusinë perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos