
Një situatë e pazakontë është raportuar në bordin e anijes kozmike Orion spacecraft, pjesë e misionit Artemis II, e cila është nisur drejt Hënës.
Sipas raportimeve, ekuipazhi ka ndjerë një aromë të çuditshme, të përshkruar si “erë djegieje”, që vinte nga zona e tualetit të anijes.
Astronautja Christina Koch ka njoftuar disa herë kontrollin e misionit përmes radios lidhur me këtë situatë. Fillimisht u dyshua se shkaku mund të ishte izolimi i derës së hapësirës së higjienës, por më pas ekuipazhi sqaroi se nuk besonte që aty ishte burimi i aromës.
Pavarësisht incidentit, astronautëve u është lejuar të vazhdojnë përdorimin e sistemit, ndërsa kontrollorët e misionit kanë theksuar se nuk ka rrezik serioz për momentin.
(A2 Televizion)