“Bombë e pistë nga Irani?”, Rubio: Nuk ekziston një kërcënim i bazuar ndaj Uashingtonit

Nga Rosalba Bejdo
18 Nëntor 2026, 18:32 | Bota

“Bombë e pistë nga Irani?”, Rubio: Nuk ekziston një

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm ndaj kryeqytetit amerikan, Uashingtonit.

Deklarata e tij erdhi pasi u pyet lidhur me një raport të CNN-it, i cili citonte vlerësime të inteligjencës amerikane mbi mundësinë që Irani të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Uashingtonit me një të ashtuquajtur “bombë të pistë”.

Marco Rubio:“Jo, nuk mendoj kështu. Megjithatë, ne jemi çdo ditë të shqetësuar për gjithçka që mund të përbëjë kërcënim për vendin tonë. Kam besim të madh te shërbimet tona të inteligjencës. Kam shumë besim te sistemet tona dhe aftësia e tyre për t'i identifikuar këto kërcënime paraprakisht. Nuk mendoj se ekziston ndonjë kërcënim i menjëhershëm.

Por le të mos ketë asnjë dyshim: qoftë regjimi iranian, qoftë grupet terroriste në mbarë botën, të cilat kanë deklaruar vazhdimisht se duan të dëmtojnë amerikanët, ekzistojnë aktorë që synojnë t'i bëjnë keq Shteteve të Bashkuara.

Irani ka brohoritur sloganin ‘Vdekje Amerikës’ që nga viti 1979. Regjimi ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, ndaj ne e dimë se ka elementë të caktuar që duan t'i shkaktojnë dëme Shteteve të Bashkuara.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos