
Një zjarr shpërtheu të premten në mbrëmje në Katedralen ikonike të Shën Vasilit, në Sheshin e Kuq të Moskës, por u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, flakët përfshinë një sipërfaqe prej rreth 10 metrash katrorë në katin e parë të ndërtesës, në zyrën e një kleriku, ku u dogjën sende personale dhe mobilje.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 10 automjete zjarrfikëse, ndërsa autoritetet bënë të ditur se flakët u neutralizuan brenda një kohe të shkurtër.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim. Sipas autoriteteve ruse, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. (A2 Televizion)