Dy turistë të mitur gjermanë humbin Karaburun

Nga Edi Ruçi
1 Gusht 2026, 13:52 | Kronikë

Dy turistë të mitur gjermanë humbin Karaburun

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos