Vatër e madhe zjarri në Mallakastër, kërkohet ndihma e zjarrfikësve nga Fieri dhe Roskoveci

Nga A2 CNN
1 Gusht 2026, 14:50 | Kronikë

Vatër e madhe zjarri në Mallakastër, kërkohet ndihma e

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e së shtunës në Drenovë të Mallakastrës, duke përfshirë me shpejtësi një sipërfaqe me ullishte.

Në vendngjarje po punojnë shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa për shkak të përhapjes së zjarrit janë nisur në ndihmë edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli.

Operacioni për neutralizimin e flakëve vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos