Alarm nga Banka Botërore: Lufta me Iranin kërcënon inflacionin, vendet e punës dhe sigurinë ushqimore

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 22:52 | Bota

Alarm nga Banka Botërore: Lufta me Iranin kërcënon inflacionin,

Një zyrtar i lartë i Bankës Botërore ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike të luftës me Iranin, duke paralajmëruar ndikime të rënda në inflacion, punësim dhe sigurinë ushqimore në nivel global.

Drejtori menaxhues Paschal Donohoe deklaroi për AFP se organizata është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për efektet zinxhir që po shkakton konflikti, veçanërisht në ekonomitë më të brishta.

Sipas tij, vendet në Azi dhe Afrikë janë më të ekspozuara ndaj goditjeve të forta në sektorin e energjisë, rritjes së çmimeve dhe problemeve në furnizim, duke rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe social.

Ndërkohë, Banka Botërore ka njoftuar një partneritet të ri me Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, me synim koordinimin e përgjigjes ndaj krizës dhe ofrimin e ndihmës për vendet më të prekura.

“Jemi në konsultime me shumë qeveri për të kuptuar nevojat e tyre dhe pritet që brenda javëve të ardhshme situata të bëhet më e qartë,” theksoi Donohoe, duke lënë të kuptohet se ndërhyrjet financiare mund të jenë të pashmangshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos