Bota është tronditur nga zbulimi i trupave të më shumë se një duzinë punonjësish vullnetar në Gazën jugore. Kombet e Bashkuara e përshkruan këtë akt si një "varr masiv", një javë pasi ata u zhdukën pas sulmeve nga forcat izraelite.
Tetë nga 14 trupat e gjetur nga zona jugore e Rafahut u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si mbrojtje civile dhe një si punonjës i agjencisë së OKB-së. Ndërkohë, një mjek i Gjysmëhëns së Kuqe mbetet i zhdukur, citon CNN.
Trupi i një personi të pesëmbëdhjetë, një punonjës i mbrojtjes civile, u gjet të enjten e kaluar nga vendi i ngjarjes, pasi Gjysmëhëna e Kuqe tha se fillimisht atyre iu mohua qasja në zonë, shkruan A2.
Në përgjigje të incidentit fillestar, ushtria izraelite tha se kishte qëlluar mbi ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve sepse ato po përdoreshin si mburojë nga Hamasi dhe militantët e Xhihadit Islamik Palestinez.
“Punonjësit shëndetësor nuk duhet të jenë kurrë target. Ja ku jemi këtu duke gërrmuar një varr masiv. Shtatë ditë më parë Mbrojtja Civile dhe ambulancat e Gjysmëhënës së Kuqe arritën në zonë. Një e nga një ato u goditën, ato u shkatërruan. Trupat e tyre u vendosën në një varr masiv. Po i zhvarrosim dhe ata shfaqen me uniformat dhe dorashkat e tyre. Ata ishin këtu për të shpëtuar jetë, por përfunduan në një varr masiv”, tha Jonathan Whittall, Drejtor i Zyrës së OKB për ndihmën humanitare.
Sipas OKB-së, të paktën 1060 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në tetëmbëdhjetë muajt që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në Gaza pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Hamasi vrau 1 200 njerëz, kryesisht civilë, dhe mori më shumë se 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. (A2 Televizion)