Shqipëria në flakë, PD: Qeveria ka dështuar, kemi gati një paketë për emergjencat

Nga Anesti Barjamemaj
13 Gusht 2026, 16:10 | Politikë

Menaxhimi që qeveria i ka bërë situatës së zjarreve që kanë pushtuar vendin, për Partinë Demokratike, nuk është i duhuri. Në një deklaratë për mediat, deputeti Klevis Balliu pohoi se mazhoranca ka dështuar të menaxhojë flakët, duke shtuar se demokratët kanë gati një paketë të plotë për emergjencat dhe një program antizjarr.

“Edi Rama ka gjetur miliona euro për koncerte, spektakle, kopshte dhe instalacione idioteske, ndërkohë që zjarret i lufton me lopata dhe merr zjarrfikëse të viteve ’70. Zjarrfikësit nuk mund të dërgohen në frontin e zjarrit sikur po shkojnë për të mbjellë pemë. Çdo zjarrfikës që futet në flakë pa pajisjen e duhur është dëshmi e dështimit të shtetit”, tha Balliu, përcjell A2 CNN.

“Qeveria e Edi Ramës nuk mund të kujtohet për zjarrfikësit vetëm kur kamerat janë ndezur. Partia Demokratike angazhohet fuqimisht se, me ardhjen në qeveri, do të ketë si pjesë të planit qeverisës një paketë të plotë për emergjencat, me një program antizjarr të hartuar nga ekspertët vendas dhe të huaj, si dhe një buxhet të rritur dhe të përshtatshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos