Europa League/ Egnatia shpreson te mrekullia ndaj Shamrock Rovers, rikthehet Aleksi

Nga Dea Kozma
13 Gusht 2026, 15:42 | Futboll

Egnatia kërkon mrekullinë ndaj Dinamos. Ndonëse takimi i parë në Irlandë përfundoi me rezultatin 3-1, rrogozhinasit nuk e kanë humbur besimin dhe janë gati për takimin e kthimit.  

Ekipi i Nevil Dede ka përpara një mision të vështirë, por jo të pamundur. Një fitore 2-0 do t’i jepte Egnatias kualifikimin, ndërsa çdo sukses me dy gola diferencë që përmbys rezultatin e parë do ta mbante skuadrën në garë.

Rrogozhinasit kanë treguar se dinë të reagojnë në momente të vështira dhe sonte kërkojnë një tjetër performancë të madhe në shtëpi, shkruan A2.

Largimi i Arbenit Xhemajlit nga Egnatia duket se ka lënë hapësira të mëdha në kampin rrogozhinas, megjithatë tani nuk ka më kohë për justifikime.

Dy ndryshimet e vetme që mendohet se do të bëjë tekniku Dede, në dallim nga ndeshja e parë është porta, që sot me shumë gjata do të mbrohet nga portjeri i dytë, Levan Tandilashvili.

Gjeorgjani ka ulur në stol portjerin e kombëtares Mario Dajsinani dhe kjo sfidë mund të jetë një test i mirë dhe për vazhdimësinë. Në anën tjetër rikthehet në fushë si titullar, Albano Aleksi.

Lojtari duket se ka sheshuar çdo konflikt me teknikun Dede dhe është gati për ndeshjen ndaj irlandezëve. Edhe pse në letër, duket si një mision thuajse i pamundur, për rrogozhinasit nuk ka mbaruar asgjë.

Me ndihmën dhe të tifozëve, Egnatia është gati të bëjë mrekullin sot në orën 21:00 në Rrogozhinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos