Alarmi për bombë mbyll shkollat në Bruksel, policia në gatishmëri

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 10:25 | Bota

Alarmi për bombë mbyll shkollat në Bruksel, policia në

Dhjetëra shkolla në Bruksel dhe rajonin Braband do të mbajnë dyert mbyllur për nxënësit, këtë të hënë, pas një alarmi për bombë që u dha të dielën mbrëma dhe që ngriti në këmbë autoritetet belge.

Deri në këto momente, pas kontrolleve nuk është gjetur asgjë shqetësuese në ambientet e shkollave, por autoritetet po vijojnë hetimet me imtësi për motive sigurie, si dhe për të gjetur personat përgjegjës që dhanë alarmin.

Kërcënimi u bë mbrëmjen e së dielës, teksa autoritetet e Wallonie-Bruxelles Enseignement njoftuan prindërit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, disa shkolla brenda dhe jashtë Brukselit u evakuuan, pasi policia mori njoftime për kërcënime të ngjashme për sulme me bombë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos