Alarmi për meningitin në Britani, autoritetet: Vaksina “Bexsero” mbron nga bakteri që po sëmur të rinjtë

Nga Rosalba Bejdo
20 Mars 2026, 18:26 | Bota

Autoritetet shëndetësore britanike thanë të premten se analizat e hershme laboratorike kanë treguar se vaksina që po u ofrohet studentëve duhet të mbrojë kundër llojit të meningjitit që qëndron pas një shpërthimi në juglindje të Anglisë, i cili ka shkaktuar dy viktima e 29 te infektuar.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar tha se ky lloj bakteri i përket një grupi meningo-kokësh të njohur si ST-41/44, i cili ka qarkulluar në vend vitet e fundit. Konfirmimi se vaksina Bexsero mbulon këtë lloj ka dhënë “siguri të rëndësishme”, tha agjencia, ndërsa analizat e mëtejshme do të vazhdojnë.

Siç bëhet e deri tani 2360 persona janë vaksinuar dhe rreth 9840 kura me antibiotikë janë administruar si pjesë e përgjigjes ndaj situatës. Deri të enjten në mbrëmje, ishin konfirmuar 18 raste dhe 11 të tjera ishin në hetim. Në një deklaratë për mediat, drejtori i shëndetit publik i Këshillit të Qarkut Kent ku kane shpërthyer rastet, tha se mund të ketë “disa raste sporadike familjare jashtë Kentit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos