Khamenei thirrje Afganistanit dhe Pakistanit për përmirësim marrëdhëniesh

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 16:24 | Bota

Khamenei thirrje Afganistanit dhe Pakistanit për përmirësim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje Afganistanit dhe Pakistanit që të ndalin përplasjet dhe të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre, duke ofruar edhe ndihmën e Teheranit si ndërmjetës.

Në një deklaratë zyrtare, Khamenei theksoi rëndësinë e stabilitetit në rajon, duke i cilësuar të dy vendet si fqinj të afërt dhe partnerë të rëndësishëm për Iranin.

“Ne i konsiderojmë fqinjët tanë lindorë shumë të afërt me ne,” u shpreh ai.
“I bëj thirrje dy vendeve tona vëllazërore, Afganistanit dhe Pakistanit, që të vendosin marrëdhënie më të mira me njëri-tjetrin dhe unë vetë jam i gatshëm të ndërmarr veprimet e nevojshme.”

Deklarata vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Afganistanit dhe Pakistanit, ku përplasjet kufitare dhe çështjet e sigurisë kanë ndikuar në përkeqësimin e raporteve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos