“Ali Khamenei është gjallë”, Ministri i Jashtëm iranian hedh poshtë raportimet e mediave izraelite

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 16:30 | Bota

“Ali Khamenei është gjallë”, Ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei është gjallë, duke hedhur poshtë raportimet e mediave izraelite, raporton A2CNN. 

Ministri kritikoi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin për nisjen e sulmit pavarësisht negociatave të vazhdueshme mbi programin bërthamor.

Raportime të shumta po qarkullojnë pas pretendimeve se janë humbur të gjitha kontaktet me liderin suprem të Iran-it, Ali Khamenei, pas sulmeve ajrore që goditën kompleksin e tij rezidencial në Teheran nga SHBA dhe Izraeli.

Sipas medias izraelite Walla, prej disa orësh askush nuk ka arritur të vendosë kontakt me Khamenein dhe fati i tij mbetet i paqartë, pasi kompleksi ku ai qëndronte raportohet të jetë shkatërruar.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan sot Iranin, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Sipas autoriteteve izraelite, operacioni kishte për qëllim eliminimin e kërcënimeve të lidhura me programin bërthamor dhe raketor të Teheranit, shkruan A2 CNN. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se sulmi ishte planifikuar prej muajsh në koordinim me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos