Ambasadori rus në OKB: Irani ka të drejtë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 10:32 | Bota

Ambasadori rus në OKB: Irani ka të drejtë të

Ambasadori i Rusisë në OKB thotë se Irani ka çdo të drejtë të kufizojë trafikun dhe të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, duke akuzuar gjithashtu vendet perëndimore për hipokrizi dhe pirateri.

“Ishte një përpjekje për t’i vënë të gjithë përgjegjësinë Iranit, sikur të ishte Irani ai që sulmoi fqinjët e tij,” tha ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.

“Në kohë lufte, një shtet bregdetar që është nën sulm mund të kufizojë lundrimin në ujërat e tij territoriale për arsye sigurie.”

Nebenzia vazhdoi duke krahasuar shtetet perëndimore me piratët dhe kritikoi vendet europiane që mbështesin sulmet ukrainase ndaj anijeve tregtare ruse në Detin e Zi, përcjell A2CNN.

“Ndryshe nga piratët që ngrenë flamujt e tyre të zinj me kafka dhe kocka të kryqëzuara në anijet e tyre, vendet perëndimore përpiqen të fshehin veprimet e tyre të paligjshme duke iu referuar masave shtrënguese të njëanshme.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos