“Siguria në tre nivele dështoi”, Peter Lumaj për atentatin ndaj Trump: Dështimi nisi nga kontrolli fillestar

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 22:57 | Bota

“Siguria në tre nivele dështoi”, Peter Lumaj për

Avokati shqiptaro-amerikan Peter Lumaj ka komentuar atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke theksuar se ka pasur probleme serioze në zinxhirin e sigurisë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, Lumaj shpjegoi se siguria në evente të tilla funksionon në disa nivele dhe në këtë rast duket se hallka e parë ka dështuar.

Sipas tij, hoteli ku u zhvillua aktiviteti është territor privat dhe siguria fillestare është private, por më pas ndërhyjnë disa struktura të tjera shtetërore.

 “Hoteli ku u mbajt eventi nuk është territor shtetëror, është privat dhe ka siguri private. Por ka edhe tre parametra të tjerë që duhet të kalohen. E para është policia lokale, ose në këtë rast policia federale pasi bëhet fjalë për Washington, D.C.. E dyta është policia që është pjesë e Shërbimit Sekret dhe në fund janë agjentët që ofrojnë mbrojtjen kryesore për presidentin.

Ky person nuk ka arritur të kalojë as parametrin e parë. Në momentin që hyn në hotel nuk ka kontrolle të forta, pasi është ambient i hapur për publikun. Kontrolli i rreptë nis vetëm kur kalon në zonat e tjera të sigurisë.”, tha Lumaj.

Lumaj solli edhe shembuj nga eksperiencat e mëparshme, duke theksuar se në evente të ngjashme kontrollet janë shumë më të forta dhe të shumëfishta.

“Kur kemi qenë në aktivitete të ngjashme, kontrolloheshim tre herë përpara se të hynim, pavarësisht se ishim pjesë e organizimit. Nuk dihet kurrë kush mund të infiltrohet në tubime të tilla,” u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos