Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaro se kryeqyteti ukrainas ndodhet në një situatë "shumë dramatike", ndërsa Rusia ka shtuar sulmet ndaj qytetit dhe infrastrukturës së tij në prag të dimrit, dhe sulmet ajrore kanë ndërprerë lidhjet e transportit përmes lumit Dniepër.
“Për të qenë të sinqertë, kryeqyteti ndodhet në një situatë tejet dramatike dhe të pretendosh se është e mundur të jetosh këtu aktualisht – pra, të jetosh si në kohë paqeje – është diçka që, për fat të keq, nuk funksionon. Armiku po e shkatërron Kievin – infrastrukturën, infrastrukturën kritike, logjistikën, banesat dhe objektet sociale. Agresori ka nisur përsëri shkatërrimin e sektorit energjetik”. (A2 Televizion)