Për herë të parë, trupat e Baletit të Shqipërisë dhe Kosovës ndajnë të njëjtën skenë. Dhe kjo do të ndodhë këtë tetor jo vetëm në Tiranë, me festivalin e Dansit Kontemporan, një ide e koreografit me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj. Angjelin Preljocaj nuk ka mundiur të vijë në Tiranë, por surpriza e këtij edicioni të ri të Dancit Kontemporan është një shfaqje premierë, që për herë të parë ai vendos ta prezantojë në Tiranë.
Neighbours from Motherland, nga Brigel Gjoka dhe Rauf “Rubberlegz” Yasit, hap edicionin e 5-të të IDFT me një premierë botërore që është jo vetëm një shfaqje kërcimi mbi rrënjët e përbashkëta dhe identitetin, por edhe një moment historik kulturor.
Dhe për herë të parë, trupat e Baletit të Shqipërisë dhe të Kosovës do të ndajnë të njëjtën skenë, në një bashkëpunim që është cilësuar si një moment i rëndësishëm kulturor për të dyja vendet.
Vepra do të sjellë në skenë një rrëfim për rrënjët e përbashkëta, identitetin dhe marrëdhëniet mes dy Shqipërisë e Kosovës, që përtej dimensionit artistik, bashkimi i dy trupave të baletit në një produksion të përbashkët përbën edhe një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet më 3 dhe 4 tetor në Teatrin e Tiranës dhe më 7 tetor shfaqja do të prezantohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në Tiranë (IDFT) vjen nën drejtimin artistik të koreografit shqiptaro-francez, me famë botërore, Angjelin Preljocaj dhe si mision ka të zhvillojë skenën e kërcimit bashkëkohor në Shqipëri dhe për ta pozicionuar Tiranën si një qendër të këtij arti në rajon. (A2 Televizion)