Arrestohen 180 tifozë të Napolit në qendër të Eindhovenit në Holandë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 07:03 | Bota

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në qendër të

Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan të hënën në mbrëmje në qendër të Eindhovenit në Holandë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis PSV-së dhe Napolit të Antonio Contes. Sipas policisë lokale, siç raportohet në faqen holandeze të internetit De Gelderlander, sjellja e tyre "shkaktoi çrregullim ", shkruan a2 CNN.

Grupi i madh i tifozëve italianë u dërgua në stacionin e policisë Mathildelaan me tre autobusë, ndërkohë që u arrestuan gjithashtu edhe katër mbështetës të PSV-së për të njëjtën arsye në zona të ndryshme të Eindhoven.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ekipi napolitan i futbollit do të përballet me ekipin vendas sonte në mbrëmje në javën e tretë të Ligës së Kampionëve.

Policia lokale tha se nuk kishte pasur shqetësime apo përleshje të vërteta dhe sipas një zëdhënësi, autoritetet donin ta parandalonin këtë pikërisht duke bërë arrestime, përcjell A2 CNN.

Policia holandeze i përshkroi tifozët e Napolit si një "grup të madh" me një "atmosferë të caktuar". Oficerët u kërkuan tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesat e tyre me sa duket u injoruan. Tifozët u arrestuan më pas për shkelje të rregulloreve komunale në lidhje me tubimet dhe u çuan me autobus në stacionin e policisë Mathildelaan, ku do të merren në pyetje. Disa prej personave të ndaluar besohet se u janë mohuar biletat për ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve.

Kryebashkiaku i Eindhovenit, Jeroen Dijsselbloem, kishte krijuar më parë një zonë sigurie me rrezik të lartë përpara ndeshjes. Kjo i lejoi policisë të kryente kontrolle parandaluese në qendër të qytetit dhe zona të tjera të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos