Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 19:30 | Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë

Kryeministri i Australisë, Antoni Albanese dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla.

Sipas mediave të huaja, Albanese shpjegoi se SHBA-ja dhe Australia do të kontribuojnë një miliard dollarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm në projekte që do të jenë të disponueshme menjëherë.

Sipas tij, ekzistojnë tre grupe projektesh: ato që janë investime të përbashkëta midis SHBA-së dhe Australisë; ato që janë projekte të vetme në Australi; dhe ato që janë projekte të përbashkëta midis SHBA-së, Australisë dhe Japonisë, shkruan A2 CNN.

Albanese shton se kjo marrëveshje është në përputhje me planet afatgjata të Australisë dhe bën një lidhje midis këtij plani dhe axhendës së Trump “Amerika e Para”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos