
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se është ndaluar nga policia e Tiranës me qëllim arrestimin dhe ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar shtetasi Altin Shehu 24 vjeç.
I riu është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Kentit të Veriut/ Mbretëri e Bashkuar, me 15 janar 2025 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg", për Veprën Penale: "Vrasje", parashikuar nga Kodi Penal i Mbretërisë së Bashkuar. (A2 Televizion)