
Aktori shumë i njohur turk Can Yaman, ylli i disa serialeve të suksesshme televizive, përfshirë Sandokan, dhe aktorja Selen Gorguzel janë midis shtatë personave të arrestuar gjatë natës në një operacion antidrogë në Stamboll, ku u bastisën nëntë klube nate.
Can Yaman dhe Selen Gorguzel u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza gjaku, raportuan burime të cituara nga media turke të shtunën.
Hetimi ka të bëjë me akuzat për "posedim të narkotikëve ose stimuluesve për përdorim personal", "lehtësim të përdorimit të narkotikëve" dhe "inkurajim të një personi për t'u angazhuar në prostitucion, lehtësim të një praktike të tillë ose ndërmjetësim ose sigurim të një vendi për prostitucion".
Aktori dhe modeli, i lindur në Stamboll në vitin 1989, Can Yaman është i njohur për performancat e tij në seriale të suksesshme.
Sipas gazetës turke Hurriyet, një informacion që çoi në arrestimin e Yamanit. Zyra e prokurorit nuk kishte lëshuar një urdhër arresti për Yamanin si pjesë të hetimit, por kishte urdhëruar kontrolle në nëntë vende, përfshirë Hotel Bebek, ku aktori i "Sandokan" po kalonte mbrëmjen. Megjithatë, dikush raportoi se aktori kishte përdorur drogë dhe gjatë kontrollit të klubit të natës, atij iu gjetën substanca, dhe mw pas Yaman u arrestua.
Operacioni filloi pas mesnatës dhe drogë u gjet në disa lokale. Sipas Hurriyet, bastisja kishte për qëllim "të godiste personazhe të famshëm". Gazeta publikoi gjithashtu fotografi që tregonin drogëra të ndryshme, të sekuestruara gjatë operacionit.
Midis shtatë të arrestuarve nga policia turke thuhet se janë Ayşe Sağlam dhe Ceren Alper, si dhe pronarë klubesh, menaxherë dhe YouTuberë.
(A2 Televizion)