“Do e marrim Groenlandën me mënyrën e lehtë ose të vështirë”- Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 22:36 | Bota

“Do e marrim Groenlandën me mënyrën e lehtë ose

Presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur se SHBA do ta arrijnë ta marrin Groenlandën, në një mënyrë apo në një tjetër.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët se çdo të ndodhte me territorin e Groenlandës dhe se sa para do t’i ofronte Danimarkës për të.

Trump tha se nuk po flet ende për paratë, po ndoshta sipas tij mund të flasë në një tjetër moment, shkruan A2 CNN.

"Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Groenlandën, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, sepse nëse nuk e bëjmë, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën dhe nuk do ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinjë. Në rregull? Do të doja të bënim një marrëveshje, e dini, në mënyrën e lehtë. Por nëse nuk e bëjmë në mënyrën e lehtë, do ta bëjmë në mënyrën e vështirë", tha mes të tjerash Trump.

Kujtojmë se pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, Trump e ka ashpërsuar retorikën e tij për marrjen e Groenlandës, shkruan A2 CNN.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka dalë kundër deklaratave të tij, duke thënë se duhet të zbatohen parimet universale të sovranitetit të shteteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos