Tërmet i fortë pranë Shqipërisë

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 09:38 | Bota

Tërmet i fortë pranë Shqipërisë

Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.1, u ndje në orën 5:53 të mëngjesit në Reggio Calabria, të Italisë me raportime të shumta edhe nga Messina dhe zona të tjera të Siçilisë dhe Kalabrisë, shkruan A2 CNN.

Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte në det pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash.

Mediat italiane, referuar të dhënave të autoriteteve vendase bëjnë të ditur se nuk janë raportuar dëme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos