“Arrestova Maduron dhe ndala Iranin!” Trump vijon sulmet për Nobelin, BE: Tërhiq sanksionet ndaj Gjykatës Penale

Nga Rosalba Bejdo
10 Tetor 2026, 16:23 | Bota

“Arrestova Maduron dhe ndala Iranin!” Trump vijon sulmet për

Presidentit amerikan Donald Trump nuk i del zemërimi për faktin se komiteti norvegjez i Nobelit nuk i dha çmimin Nobel të Paqes as këtë vit. Në një postim të ri në rrjetet sociale këtë të shtunë ai përmendi sërish ato që i konsideron kontribute të tij për paqen, përfshirë zgjidhjen e 8 konflikteve rreth botës, siç pretendon.

“Kam zgjidhur 8 luftëra dhe jam pranë përfundimit ose zgjidhjes së 2 të tjerave. Kam bërë të mundur kthimin e të gjithë pengjeve izraelitë. Kam fituar një luftë në Venezuelë dhe kam kapur diktatorin e dhunshëm që e drejtonte atë vend në mënyrë kaq brutale. Gjithashtu, kam ndaluar Republikën Islamike të Iranit, shtetin që mbështet më së shumti terrorizmin në botë, të pajiset me armë bërthamore, dhe shumë gjëra të tjera!  E megjithatë, as unë dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e morëm Çmimin Nobel për Paqen”, tha Trump.

Si Trump ashtu edhe Izraeli kanë kritikuar ashpër komitetin norvegjez të Nobelit për dhënin e çmimit, ish-gjyqtares së gjykatës penale ndërkombëtare, Navi Pilai, e cila ka mbikëqyrur një raport të përcaktoi se Izraeli kishte kryer gjenocide në Gaza. Trump tha më herët se vendimi kishte qenë i turpshëm, dhe se kishte njollosur Norvegjinë. Pas shpalljes së Nobelit të Paqes, administrata Trump njoftoi sanksione të reja kundër gjykatës penale ndërkombëtare.

Vendimi nxiti reagimin e fortë të Brukselit me shefen e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas që i kërkoi Uashingtonit të tërheqë sanksionet. Ajo tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që Gjykata të vazhdojë të funksionojë në mënyrë efektive dhe të përmbushë misionin e saj thelbësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos