Csaba Laszlo zbulon objektivat, Shkodra synon edhe vendin e dytë në kampionat

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 16:30 | Futboll

Csaba Laszlo zbulon objektivat, Shkodra synon edhe vendin e dytë në

Trajneri i ri i Vllaznisë ka bërë prezantimin e parë para mediave. 62-vjeçari shprehet i sigurt se mund ta ngrejë skuadrën shkodrane, edhe pse aktualisht ajo ndodhet në vendin e fundit të kampionatit.

Madje, i pyetur nga gazetarët, ai nuk e konsideron të paarritshëm as vendin e dytë. Megjithatë, objektivi  nuk është vetëm te qëndrimi në kategori.

Tri ditë më parë, skuadra bojkotoi stërvitjen, por për Laszlon kjo situatë tashmë është tejkaluar.

Ndryshime si te lojtarët, ashtu edhe në mentalitet, do të ketë, ndërsa 62-vjeçari pranon se problemi kryesor mbetet koha.

Sa i përket pyetjes se përse zgjodhi të drejtojë Vllazninë, ai e shpjegoi përmes përgjigjes që i kishte dhënë edhe bashkëshortes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos