"Letterature dal Fronte" Universiteti i Cassinos nderon shkrimtarin Ylljet Aliçka

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 16:52 | Kulturë

"Letterature dal Fronte" Universiteti i Cassinos nderon shkrimtarin

Në Universitetin e Cassinos ne Itali u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimit letrar ndërkombëtar "Letterature dal Fronte", për shkrimtarin shqiptar Ylljet Aliçka.

Në motivacionin e marrjes së këtij çmimi nga juria e përbërë prej 200 studentësh të letërsisë thuhet ndër të tjera se ky çmim i jepet shkrimtarit shqiptar "për talentin e tij të fuqishëm magjepsës e tepër ironik, duke i dhënë zë dëshirës për liri e duke i shndërruar historitë individuale dhe ato kolektive në një narracion i cili kapërcen kufijtë gjeografik dhe ato historik."

Ceremonia u përcoll nga mediat vendase televizive dhe ajo e shkruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos